Wikimedia Hackathon 2020/Udhëtimi
Informacion për Vizë
Qytetarët nga vendet e mëposhtme nuk kanë nevojë për vizë për të vizituar Shqipërinë për 90 ditë. (copied from en.wp article which is linked below)
|
|
|
Të gjithë të tjerët do të duhet të marrin një vizë për të marrë pjesë në hackathon. Në disa raste, mund të kërkohet të udhëtoni jashtë vendit për një intervistë për vizë kur nuk ka një ambasadë të caktuar lokale.
Këtu mund të gjeni më shumë informacion për këdo që ka nevojë për vizë dhe ku mund të aplikoni për një vizë: w:Visa policy of Albania
Një mundësi është të aplikoni për vizën në internet. Ju lutem shihni https://punetejashtme.gov.al/en/aplikim-per-vize/ për më shumë detaje.
Në disa raste, një udhëtim shtesë për një intervistë mund të kërkohet.
Nëse keni nevojë për një letër ftese, çdo dokumentacion ose ndonjë mbështetje nga ekipi organizativ, ju lutemi shkruani në postën elektronike wiki-hackathon openlabs.cc sa më shpejt që të jetë e mundur Ju lutemi na ndihmoni të përditësojmë këtë seksion me më shumë informacion!
Faqe të lidhura
- https://punetejashtme.gov.al/en/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/
- w:List of diplomatic missions of Albania
- https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/konsujt-e-nderit-rsh-jashte-2-vendit-26dhjetor2019.pdf
Avion
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza
“Mother Teresa” airport shërbehet nga linja ajrore të ndryshme nga e gjithë Evropa. Një shërbim autobusi lidh aeroportin me Tiranën çdo orë gjatë ditës. Natën dhe herët në mëngjes mund të jetë i nevojshëm shërbimi taksi.
Lehtësirat përfshijnë Wi-Fi falas dhe një librari 'Adrion'. Përveç karuselit të bagazheve në mbërritje, në aeroport ka një ATM, një zyrë këmbimi valutor dhe një tryezë informacioni për turizmin. Aeroporti ka një dyqan pa-taksa dhe doganat funksionojnë 24 orë në ditë.
Informacion kontakti
- Faqa e internetit të aeroportit: http://www.tirana-airport.com/
- Telefon: +355 4/2381800/1600
- Fax: +355 4/2379065
Humbur & Gjetur
- Telefon: +355 4/2381681/82
- Telefon celular: +355 69 20 66626
- Posta elektronike: info@tirana-airport.com
Përmes tokës dhe detit
Nëse gjendeni në Itali ose pranë, ju mund catch an overnight ferry from Bari.
Shqipëria nuk është e lidhur me rrjetin ndërkombëtar hekurudhor. Mund të merrni by train via Belgrade deri në Bar në Malin e Zi (përfitoni edhe një qëndrim atje) dhe merrni autobusin për në Shqipëri.
Rrugët e tjera përmes tokës- shërbim nga autobusët - lidhin Shqipërinë me Prishtinën në Kosovë, me Shkupin në Maqedoninë Veriore dhe me Greqinë.
Shërbimi Autobus
Transporti publik në Tiranë përbëhet nga një numër linjash autobusësh brenda qytetit. Një udhëtim i vetëm kushton 40 lekë (ka një biletë të vetme në dispozicion) dhe biletat shiten në autobus nga një dirigjent. Autobusët e shënuar 'Unaze' udhëtojnë në një vijë rrethore rreth qendrës së qytetit. Ka edhe linja që shërbejnë qendrat tregtare periferike dhe Aeroportin e Tiranës.
Transporti publik në Shqipëri kryesisht përbëhet nga autobusë tokësorë dhe minibusë që veprojnë si taksi e përbashkët. Sistemi është pak kaotik, nuk ka orare të afishuar, por të gjitha qytetet janë të lidhura mirë me Tiranën. Stacioni Autobusave bus station për të gjitha lidhjet me Jug-Perëndimin, Perëndimin dhe Shqipërinë e Veriut është në hyrje të qytetit që vjen nga aeroporti. Stacioni ndërkombëtar i autobusave station for international buses gjendet pas pallatit të sportit 'Asllan Rusi'.
Shërbimi taksi
Në Tiranë, mund të arrini lehtësisht vendet edhe në këmbë pasi pjesa qëndrore e qytetit nuk është shumë e madhe. Mënyra më e shpejtë për të ardhur rreth Tiranës është me taksi. Transporti publik nuk është gjithmonë i besueshëm dhe nuk ka shërbim pas orës 8 ose 10-11 të darkës, në varësi të linjës. Disa nga shërbimet që mund të përdorni nga kompanitë më të mëdha janë këtu :
- MerrTaxi – Numër: +355 67400 6610 , Ju gjithashtu mund të përdorni llogaritësin e tarifave të taksisë në internet: http://merrtaxi.com/tirana-taxi-fare-calculator.
- SpeedTaxi – Linja fikse: 04 222 2555 Website: http://speedtaxi.al/
- GreenTaxi – Linja fikse: 0800 2000
Kostot për një taksi janë zakonisht nga 2-6€.
Planifiko udhëtimin tënd!
Disa pamje interesante në Shqipëri: https://thealbanian.house/
Konsideroni të merrni pjesë në Open Source Conference Albania (OSCAL 2020) e cila ndodh më pak se një javë pas Wikimedia Hackathon në 16 dhe 17 Maj në Tiranë, gjithashtu e organizuar nga Open Labs në të njëjtin vend.